Një këngë dedikuar të fejuarës së tij ka marrë përmasa të mëdha! Aldo Simoni, ish-konkurrenti i “The Voice of “Albania” ka thuajse 5 javë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili ka rezultuar tepër e suksesshme.

“Qeshu Lule” titullohet kënga e Aldos, me muzikën dhe tekstin e së cilës është marrë vetë artistit dhe duket se menjëherë ka prekur zemrat  e të gjithë të dashuruarve.

Gjatë kësaj jave, “Qeshu Lule” është ngjitur me 23 pozicione, duke u renditur në vendin e 18-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për artstin.

Kjo këngë, e cila do të jetë pjesë e albumit të parë të Aldo Simonit, është duke u shndërruar padiskutim në një hit veror por më e rëndësishmja është se me shumë mundësi ajo do të jetë kolona zanore e videoklipeve të të gjithë çifteve që do të martohen këtë verë.