Aldo Bardhi është një tjetër hyrje e re në “The Top List”, i cili falë mbështetjes nga ana e publikut, ai ka mundur të futet në klasifikim me projektin e tij të ri “Tequila”, i cili për këtë javë mban vendin e 50-të. Aldo është një këngëtar, talenti i të cilit është zbuluar nga një “talent-show”, ku ai ka zënë vendin e dytë.

Pas këtij konkursi, Aldo ka prodhuar disa projekte muzikore por një ndër këngët e tij më të suksesshme është bashkëpunimi i tij me Soni Malaj, “Jeto”. Pas tre vitesh mungesë në treg, këngëtari ka vendosur të rikthehet me një bashkëpunim, i cili është pëlqyer shumë nga fansat e tij.

I kontaktuar nga “Top Awards”, Aldo ka folur më shumë për këtë projekt muzikor si edhe ka zbuluar planet për të ardhmen, duke premtuar që nuk do mungojë më kaq gjatë në tregun muzikor.

Top Awards: “Tequila” pas sa kohësh mungesë në treg vjen dhe për çfarë flet ai?

Aldo Bardhi: Kam tre vite që nuk kam qënë aktiv, tani rikthehem me këngën “Tequila”, e cila flet për një flirt midis dy të rinjve. Projekte të tjera priten të lançohen së shpejti!

TA: Si lindi ideja për këtë projekt muzikor dhe kush është Klik?

Aldo: Ishim në studio dhe kërkonim të krijonim ritëm veror dhe të kërcyeshëm. Pasi përzgjodhëm me kujdes elementët, ishte koha për vijën melodike. Do më pëlqente të ishte prezente në këngë një pjesë “rap”, kështu që menjëherë thërrita Klikun, një reper i ri i cili është gjithashtu edhe autor tekstesh.

TA: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?

Aldo: Për Music & Arrangement është kujdesur “Tull Production”. Autori i tekstit është vetë Klik ndërsa video është xhiruar nga Jetmir Duraku dhe Pirro Beati.

TA: Si është pritur nga publiku “Tequila”?

AldoPritja ka qënë shumë e mirë, fatmirësisht. Suporti ka qënë i madh dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt.

TA: Si ndihesh që je pjesë e “The Top List”?

Aldo: Për mua është hera e parë që bëhem pjesë e “The Top List”. Eshte ndjesi shumë e mirë. Shpresoj të ngjitem se më lartë dhe të bëhem pjesë e listës edhe me projektet e tjera.

TA: Cilat janë planet për të ardhmen?

Aldo: Do të jem prezent me materiale shumë të bukura për të gjithë mbështetësit e muzikës sime. Shumë surpriza po afrojnë.

TA: Një mesazh për mbështetësit e muzikës tënde…

Aldo: I falenderoj pa masë për suportin e vazhdueshëm që më kanë dhënë që në fillimet e mia. Këngë të tjera po presin të dalin, premtoj që nuk do i zhgënjej.

https://www.youtube.com/watch?v=iJwWsyu7owQ