Ai momentalisht po shijon suksesin e projektit më të fundit muzikor “Une dhe Ti”, një këngë që prej 9 javësh është pjesë e listës zyrtare të “The Top List”, Top Awards, duke u pozicionuar në vendet kryesore të këtij klasifikimi. Pas suksesit që korri me koncertet e tij në Amerikë, Alban Skënderaj po përgatitet për projektin e radhes, i cili do të jetë një bashkëpunim me një reper të ri kosovar.

I kontaktuar nga drejtuesit e programit “Live From Tirana”, për t’i uruar ditëlindjen, kantautori ka folur gjithashtu dhe për këngën e radhës duke zbuluar disa detaje ekskluzive për Top Albania Radio-n

“Do të jetë një rrymë krejtësisht ndyshe nga “Une dhe Ti””, është shprehur Albani. “Kam zgjedhur një reper i cili është një talent i ri në tregun muzikor. Ai quhet ELINEL”, shton artisti.

Edhe pse këngëtari nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me titullin që do të mbajë kjo këngë, një gjë është e sigurt, brenda 10 ditësh, të gjithë ju fansa të Albanit, do shijoni suksesin e radhës.

I ngacmuar nga Eno dhe Ledioni në lidhje me Albanin si prind, ai është shprehur se vajza e tij, Ameli, po rritet nën tingujt e zërit të tij dhe Miriamit, duke i kënduar gjatë gjithë kohës.

“Të bërit prind është një gjë që ua sugjeroj të gjithëve por sigurisht në momentin që ta ndjejnë veten gati”, këshillon Skënderaj.