Ai momentalisht po shijon rikthimin e tij në muzikë pas një pauze të gjatë dhe së fundmi ka publikuar projektin më të ri muzikor “Unë dhe Ti”.

Prej 6 javësh ai është bërë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards” duke u renditur në pozicionet më favorite, ku për dy javë rresht ka kryesuar këtë klasifikim.

Rikthimi i tij në muzikë do të thotë dhe shumë koncerte për të dhe sigurisht më shumë lodhje dhe orë pa gjumë.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Albani ka shpjeguar se ndodhet në Amerikë dhe po përgatitet për një super mbrëmje. Ndërkohë në një tjetër postim të bërë nga menaxheri i këngëtarit, Olti Kazaferi, thuhet se dyshja ka rreth 48 orë pa gjumë.