Alban Skënderaj është artisti me më shumë vende të para të “The Top List”. Edhe pse para pak ditësh ka nxjerrë në treg “Duart Lart”, e cila sapo është futur në klasifikim renditet në vendin e tretë, duket se fansat ende shijojnë ritmet e “Kam nevoje”.

“Kam Nevojë”, një bashkëpunim i suksesshëm i Albanit së bashku me reperin kosovar Elinel, i cili ka mundur t’i kalojë 3 milionë klikime në “Youtube”, i rikthehet fronit të “Top Awards” për të tretën herë.

Artisti që është ngjitur me më shumë pozicione është Capital T, i cili “Hitman” e ka renditur në vendin e tetë, me 9 pozicione plus. Ndërsa këngëtarët që kanë rënë me më shumë pozicione janë Noizy ft. Varrosi, Enca dhe Dren Abazi, me 10 pozicione minus.

Janë bërë pjesë e këtij klasifikimi 2 projekte të reja muzikore, Alban Skenderaj – Duart Lart, Blunt ft. Real – Rambo dhe rikthehet dyshja e preferuar NRG Band dhe Dj Aldo – Mos u nal. Ndërkohë nuk kanë mundur të përballojnë këtë konkurrencë, Baby G – I Win, Gold AG ft D.U.D.A – Hajde si edhe D.U.D.A ft. Lyrical Son – TWTSU (They wanna see us).

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 26-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam nevoje
  2. Noizy – The baddest
  3. Alban Skenderaj – Duart Lart
  4. Ledri Vula – Kings
  5. Era Istrefi – Bonbon
  6. Blunt ft. Real – Rambo
  7. Noizy – Grande
  8. Capital T – Hitman
  9. Ardian Bujupi ft. Dalool – Na jena njo
  10. Kida – Ja kem nis
  11. Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana
  12. Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
  13. 2TON – Mu kujtove dje
  14. NRG Band ft. Dj Aldo – Mos u nal
  15. Dren Abazi – Lamtumire
  16. Enca – Dreq
  17. Noizy ft. Varrosi – Shut the place down
  18. Mc Kresha ft. Lyrical Son – Ky tipi
  19. Gjiko – Hajt Hajt
  20. Dafina Zeqiri ft. Kaos – Na