Pas një mbrëmje spektakolare në New York, Alban Skënderaj është nisur drejt Boston ku e pret një tjetër mbrëmje e mrekullueshme.

Para disa ditësh, Albani ka bërë publik në rrjetet sociale turneun e tij në Amerikë, për të cilin shprehej se nuk duhet ta humbisni dhe duket se artisti ka patur të drejtë, nisur nga fotot që kanë pushtuar median “online”.

Këngëtari i hitit “Une dhe Ti”, i cili renditet ne vendin e katërt në “Top Awards” për këtë javë, ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shihet atmosfera spektakolare që është krijuar në koncertin e zhvilluar më 2 prill në New York.

Pas Boston, Skenderaj pritet të performojë në Connecticut, Florida dhe Michigan.