Klinti Çollaku u shpall zëri më i mirë i shqiptarëve në një mbrëmje plot emocione të zhvilluar në finalen e madhe të “The Voice of Albania”.

Klinti, i cili ka qënë në skuadrën e trajnerit Alban Skënderaj, ka mundur të mposhtë finalistët Anxhelën, Lisin dhe Lidian, duke u zgjedhur si “The Voice of Albania”.

Ndërkohë që ka bërë një punë të shkëlqyer me konkurrentin e tij, Alban Skënderaj këtë javë nuk ka mundur të triumfojë në renditjen e “The Top List”.

Javën e kaluar, artisti ishte në krye të klasifikimit të “The Top List” me projektin e tij muzikor në bashkëpunim me Dalool, “1000 Premtime”,  por kjo javë ka rezultuar jo aq suksesshme, duke i zhvendosur artistët 3 pozicione më poshtë, duke u pozicionuar në vendin e 4-t.

Të njëjtin fat ka patur edhe kënga “Stoli i Trandafilave” e artsitit, e cila për këtë javë ka humbur 3 pozicione, duke zënë vendin e 31-të. Nga ana tjetër “Dikur” ka mundur të ngjitet me 3 pozicione, duke u renditur në vendin e 28-të.