Alban Skënderaj dhe Dj Dalool kanë bashkuar fuqitë për të sjellë një projekt të ri muzikor, i cili premton shumë.

“1000 Premtime” titullohet kjo këngë e cila është punuar nga Dalool dhe Avaxus ndërsa për tekstin dhe melodinë është kujdesur Alban Skënderaj.

Ky bashkëpunim e ka sjellë në një stil ndryshe trajnerin e “The Voice”, paksa më ritmik ndryshe nga natyra romantike që jemi mësuar.

Duket se dyshja ka sjellë më herët ditët e nxehta të verës pasi muzika e këtij projekti muzikor është e përshtatshme për të shijuar temperaturat e larta në plazh.

Që në javën e parë të publikimit “1000 Premtime” është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 45-të. Por se cili do të jetë vendi që ky projekt muzikor do të pozicionohet javën e ardhshme, mbetet për t’u parë ditën e dielë, në programin e “The Top List”, Top Awards.