Alban Skënderaj dhe Butrint Imeri janë të vetmit artistë të cilët janë pjesë e klasifikimit të “The Top List” me 3 projekte muzikore.

Prej 34 javësh, “Stoli i Trendafilave” i Alban Skënderaj është pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, duke i mbijetuar kështu të gjithë prurjeve të reja që ka patur nga java në javë. Gjatë kësaj javë kjo këngë është ngjitur me 5 pozicione, duke u renditur në vendin e 14-të. Ndërsa “Dikur”, e cila ka 19 javë që qëndron në “The Top List”, për këtë javë ka humbur 3 vende, duke u pozicionuar në vendin e 19-të. Sa i përket bashkëpunimit të Albanit me Dj Dalool vazhdon ende të pëlqehet nga publiku, pasi gjatë kësaj jave, ai është ngjitur me 2 pozicione, duke u renditur në vendin e 9-të.

Pas suksesit që korri me “E jona”, Butrini nuk është ndalur së publikuari projekte të reja dhe duket se publiku dëshiron t’i shohë ato në klasifikimin e “The Top List”. Prej 11 javësh, “Veç per mu” është pjesë e renditjes dhe gjatë kësaj jave, ajo pozicionohet mjaft mirë në listë, në vendin e 8-të. “Mona Lisa” është një tjetër këngë e Butrintit që është pëlqyer së tepërmi nga publiku. Falë votave të publikut, ky projekt muzikor për këtë javë është ngjitur me 5 pozicione, duke u renditur në vendin e 10-të. Gjatë kësaj jave, Butrinti është bërë gjithashtu pjesë e listës me projektin e tij më të ri muzikor “Bella”, e cila pozicionohet në vendin e 50-të.