Ai numëron disa bashkëpunime në karrierën e tij muzikore por projekti i tij në bashkëpunim me Arilenën është padiskutim një ndër më të vecantit.

Të vetmin bashkëpunim me artiste femër është ai me Miriam Canin dhe duket se akulli është thyer pasi Alban Skenderaj zgjedh një super artiste dhe ajo është Arilena.

“A i sheh” titullohet bashkëpunimi i dyshes, i cili ka ardhur mjaft ritmik, duke bërë një kombinim perfekt me zërin e dy artistëve.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë futur menjëherë “A i sheh” në klasifikimin e “Top Awards”, duke e pozicionuar në vendin e 49-të.

Nëse dikur Arilena ishte një konkurrente dhe Albani në juri, sot dyshja ka bashkuar fuqitë duke sjellë një këngë që ka rezultuar tepër e suksesshme që në momentet e para të publikimit.