Ai u rikthye fuqishëm më këngën e tij “A me do”, e cila brenda një kohe shumë të shkurtër,  u shndërrua në një hit muzikor. Alban Ramosaj ka qëndruar në krye të klasifikimit të “Top Awards” për 4 javë rresht, ndërsa prej 6 javësh vazhdon të jetë pjesë e “The Top List”.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij të Instagrami, Ramosaj ka lajmëruar të gjithë fansat se momentalisht është duke punuar për projektin e radhës, për të cilin është shprehur se është krejtësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë deri tani. “Hiraeth” ka vendosur ta titullojë artisti projektin e tij të ri.

“Titulli ‘Hiraeth’ do të thotë mall për një shtëpi (shtëpi jo në kuptimin e plotë të fjalës…një ndjenj, një person, nje realitet që të bën të sikur i përket), në të cilën nuk mund të kthehesh kurrë më, një shtëpi që mbase nuk ka ekzistuar kurrë, një lloj nostalgjie, një vuajtje për momentet e humbura që jetojnë në të shkuarën”, shpjegon Albani në një intervistë të dhënë së fundmi.