Duket se fansat po shijojnë në maksimun rikthimin muzikor të Alban Ramosaj.

Ndërkohë që kishte kaluar më shumë së një vit nga hiti i tij muzikor, “A me do” më të cilin arriti kulmin e suksesit, Alban Ramosaj ka ditur t’i bëjë për vete fansat edhe kur nuk është i ëmbël me ta.

“Bitchi Mesnates”, titullohet prurja më e re e artistit, i cili e ka sjellë paska më të egër atë por pavarësisht kësaj, fansat kanë votuar pafundsisht këngëtarin duke bërë që të thyejë një rekord në “Top Awards”, duke u ngjitur me 41 pozicione gjatë kësaj jave.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Albani ka treguar se ashtu si edhe projektet e tjera muzikore, edhe projekti i tij më i fundit muzikor është një përjetim personal. Duket se historitë e përjetuara nga artisti, përcillen me një emocion të veçantë, i cili duket se ka bërë për vete fansat e Albanit.

Ndërkohë që javën e shkuar “Bitchi Mesnates”, pozicionohej në vendin e 46-të, falë votave të publikuar, kjo këngë është pjesë e 5 këngëve më të nxehta të klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.