Pavarësisht se tregu muzikor shqiptar mund të duket paksa i vështirë për artistët e rinj, kjo nuk i ndal aspak ata që të vijojnë rrugën e tyre.

Alb është artisti më i ri që i është shtuar tregut muzikor shqiptar, njëkohësisht edhe klasifikimit të “Top Awards”.

“Ni Anderr” mban titullin kënga e tij, e cila në fakt është debutimi i tij muzikor dhe që ka rezultuar mjaft i pëlqyer nga publiku.

Sugjerimet e shumta kanë bërë të mundur që kënga e Alb t’i shtohet listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Kush është Alb?

Alb, emri i vërtetë i të cilit është Albion Osmanaj, është një artist i ri, karriera e të cilit sapo ka nisur.

Alb sapo ka prezantuar projektin e tij të parë, “Ni Anderr” dhe ka rezultuar tepër i pëlqyer.

Pavarësisht se këtë vit Albioni ka zgjedhur t’i prezantohet publikut me projekte profesionale, ai ka rreth 4 vite që merret me muzikë.

https://www.youtube.com/watch?v=PkkIi3iueVo