“Po Du” është projekti muzikor, i cili e ka bërë Agon Amigën pjesë të klasifikimit të “The Top List” për herë të parë.

Ndërkohë që është i njohur për disa hite muzikore në bashkëpunim me Getoar Selimin, në këngën e radhës, reperi ka ardhur në bashkëpunim me reperin Tim.

Anëtari i shtëpisë diskografike “Babastars” ka vetëm një javë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor dhe menjëherë është futur në renditjen e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Gjatë kësaj jave, kjo këngë pozicionohet në vendin e 45-të, falë sugjerimeve të fansave.

Agon Amiga, emri i vërtetë i të cilit është Agon Sylejmani, është gjithashtu pjesë e grupit Tingulli 3nT, së bashku me Ghetto Geasy.