Për Adrianon nuk është hera e parë që gjendet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ai së bashku me Toquel kanë qënë për disa javë rresht në listë me bashkëpunimin e tyre të titulluar “Poppa Bottle”, një këngë që u vlerësua shumë nga publiku shqiptar si për muzikën po ashtu edhe për mesazhin që përcillte.

Në projektin e tij më të ri muzikor, Adriano, i cili njihet si producenti me emrin Kreizler, ka zgjedhur të vijë “solo”.

“Nale” titullohet prurja me e re e Adriano, e cila është futur në “The Top List” që në javën e parë të publikimit, falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut.

Me tekst dhe muzikë të vetë artistit, ky projekt muzikor mban vendin e 82-të për këtë javë.

Si producent, Adriano ka bashkëpunar me disa këngëtarë të njohur shqiptarë. Si projektin më të rëndësishëm dhe të suksesshëm mund të përmendin “remix-in” e “E dehun” të Era Istrefit.