“S’je normal” është projekti muzikor, i cili për herë të parë ka bërë Adelina Tahirin pjesë të klasifikimit të “The Top List”.

Këngëtarja nga Shkupi ka rreth një javë që ka publikuar këngën e saj më të re dhe duket se ajo ka tërhequr menjëherë një interes të madh tek publiku.

Me muzikë të Irkenc Hykës dhe tekst të Petro Xhorit, “S’je normal”, është sugjeruar nga fansat në topawards.top-channel.tv, duke u bërë një nga prurjet më të reja të “The Top List”.

“S’je normal” është projekti muzikor që pasoi “Dale Kadale”. Ndërkohë që për këtë javë mban vendin e 46-të, duket se kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku, duke lënë kështu të nënkuptohet se javën tjetër, Adelina mund të renditet akoma më mirë, falë votave të publikut.