Çdo javë vëmendja orientohet drejt projekteve më të reja të publikuara nga artistët shqiptarë, të cilat hyjnë në klasifikimn e “The Top List”. Qofshin ata artistë të rinj, apo më të vjetër dhe më të dëgjuar. Sidoqoftë, janë disa projekte, të cilat kanë debutuar më dobët në këto javë klasifikimi dhe kanë zhgënjyer me renditjen e tyre edhe pse kanë ardhur nga artistët më në zë. Këto janë 5 debutimet më të dobëta në 299 javë “The Top List”.

Projektet e reja të Kidës marrin menjëherë vëmendjen kryesore, që në momentin e parë që publikohen mirëpo prurja e saj, “Mall”, nuk pati një debutim aq të mirë në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare. Kjo këngë e Kidës debutoi në vendin e 65-të, një pozicionim jo mjaft i mirë për këtë artiste, këngët e të cilës në shumicën e rasteve debutojnë në zonën e nxehtë të klasifikimit.

Capital T është një ndër artistët me më shumë projekte muzikore në klasifikim prej kohësh tashmë. Njëra prej tyre ka qënë dhe “Bomba”.  Falë sugjerimeve të shumta nga ana publikut, kjo këngë u fut menjëherë në listën zyrtare të “Top Awards”, duke zënë vendin e 86-të.

Nga një analizë e kryer për hyrjet e reja të artistit gjatë gjithë javëve është vënë re se “Bomba” nuk është debutimi i tij më i dobët pasi kënga që është renditur “me keq” në “The Top List” ka qënë “Across the world”, një bashkëpunim me Cliqme X Capital T & Koach2.0, e cila është renditur në vendin e 100-të.

Nga një analizë e bërë renditjes së hyrjeve të reja të Kidës është vënë re se debutimi më i dobët i këngëtares është me këngën e titulluar “Merri Krejt”. Pavarësisht se u fut në listën zyrtare të “Top Awards” që në javën e parë të publikimit, sugjerimet e publikut e kanë renditur “Merri Krejt” në vendin e 78-të.

Nga ana tjetër, një tjetër projekt që i është bashkuar listës këtë javë është “Thirr Policinë” nga Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri. Të dyja artiste shumë të talentuara dhe në zë, si dhe shumë të pëlqyera nga publiku. Por ky projekt i tyre “zhgënjeu” paksa pritshmëritë që kishim për to, duke u renditur në vend të 100-të të klasifikimit. Projekti më i dobët që debuton në “The Top List” nga artiste të tilla.