Duket se artisti 2Ton, nuk ka ndërmend të ndalet, të paktën këtë ka lënë ai të nënkuptohet në postimin e fundit të bërë në rrjetin social Instagram.

Këngëtari i cili po shijon suksesin e projektit të tij më të fundit muzikor “Ta fali jetën”, e cila renditet në vendin e 11-të për këtë javë në Top Awards, po planifikon një tjetër këngë të re.

2Ton është një ndër të vetmit artistë, i cili ka qënë pjesë e “The Top List”, njëherësh me dy projekte muzikore “Ta fali jetën” dhe “Pike”.

Ndërsa “Ani nasht”, një ndër këngët më të suksesshme të tij, ka mundur t’i mbijetojë garës së këtij klasifikimi për 14 javë rresht, duke u pozicionuar në vendet më kryesore të “The Top List”, ku për dy javë në vendin e parë.

Pavarësisht se artisti nuk ka dhënë shumë detaje lidhur më këngën e tij të re, një gjë është e sigurt, 2Ton nuk di të zhgënjejë.