menu

2Ton kthehet fuqishëm me Don Phenom


Ora: 16:28 Datë: 17/04/2019

Një tjetër bashkëpunim është publikuar në tregun muzikor shqiptar, i cili ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar. Bëhet fjalë për 2Ton, i cili kësaj radhe ka bashkuar fuqitë me reperin e njohur, Don Phenom, duke sjellë bashkëpunimin e tyre të parë.

“Ciao” mban titullin kjo prurje muzikore, e cila ka marrë sugjerime të shumta nga ana e publikut, duke u bërë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzkës moderne shqiptare.

2Ton ka qënë në “The Top List” për herë të fundit me këngën “Melisa”, e cila u shndërrua një sensacion në “Youtube” verën e vitit të kaluar. Pavarësisht se ka publikuar disa projekte të reja, është pikërisht “Ciao”, kënga që e sjell në klasifikim, duke e renditur mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 20-të.

Nga ana tjetër Don Phenom vazhdon të jetë tepër aktiv në treg por ashtu si edhe 2Ton, është pikërisht kjo këngë që e rikthen në listë pas disa javësh mungesë.