“Gota” është një ndër hyrjet më të reja të kësaj jave, e sjellë nga 2Ton.

Falë sugjerimeve nga ana e publikut, ky projekt muzikor ka marrë votat e mjatueshme për t’u bërë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Të gjendur në një periudhë festash, këngëtari ka qënë një ndër artistët e parë që ka ngritur gotën për këtë vit.

Me muzikë dhe tekst të vetë artistit, kjo këngë është pozicionuar në vendin e 43-të.

Kujtojmë që artisti është gjithashtu pjesë e listës me një tjetër projekt muzikor dhe bëhet fjale për “Amore”, e cila këtë javë shënon plot 42 javë në listë.