menu

27 këngët e reja që solli Shkurti në 29 ditë


Ora: 10:33 Datë: 06/03/2020

Muaji Shkurt i këtij viti përveçse i vecantë se përbëhej nga 29 ditë, ai është konsideruar gjithashtu  special për publikimet e shumta muzikore që ka patur. Duket se fakti që është muaji i dashurisë, artistët vihen në lëvizje duke publikuar projekte muzikore, të cilat i dedikohet dashurisë por edhe tradhëtarëve.

Nëse do të bëjmë një panoramë të 4 javëve të fundit, do të shohim se në total 17 projekte të reja i janë shtuar klasifikimit të “Top Awards”.

Java e parë pati vetëm dy hyrje të reja, bashkëpunimi i Encës me Zaza dhe Mixey, “Amor” si edhe Kanita me “Fllad”. Këto dy publikime të reja muzikore vazhdojnë ende të jenë pjesë e listës madje “Amor” gjendet në zonën e nxehtë.

Java e dytë solli tre këngë, me tematikë dashurinë e pastër e sjellë nga Dren Abazi, dashurinë për interes nga Lorenc Hasrama por nuk mungoi psikologjia e jetës nga Ledri Vula. “Akull e Zjarr”, “Money” dhe “Piano Rap” ishin tre hyrjet e javës së dytë të muajit Shkurt.

Java e të dashuruarve pati shumë publikime por që arritën të futen në klasifikim në javën e ardhshme, në atë të beqarëve. Në javën e tretë pati gjithsej 5 hyrje të reja në klasifikim, ku vendin e parë e zuri pikërisht kënga më e bukur e dashurisë, e sjellë me mjeshtëri nga Eugent Bushpepa, në klipin e së cilës u shfaq Adrola Dushi. E komentuar shumë këtë javë ishte edhe “Merri Krejt” e Dafina Zeqirit, vëmndjen e së cilës e mori më shumë videoklipi mjaft i vecante. “Qaj” e Fifit, “Ye YE” Kevin Edmond dhe Vig Poppës si edhe “Flm Klm” e Lindonit ishte tre këngët e tjera që ju shtuan javës së tretë të muajit Shkurt.

Java e 4-të pati një fluks hyrjesh të reja, ku në total u numëruan 7 projekte muzikore, të pozicionuara mjaft mirë në listë por edhe të shumë komentuara në rrjetet sociale. Alban Skënderaj publikoi këngën dedikuar pikërisht festës së “Shën Valentinit” një këngë që për shumë vite do të jetë kolona zanore e kësaj feste. Nga ana tjetër Capital T solli “Je T’aime”, një këngë që bëri lëmsh gjithë internetin, ku shumë shumë fansa aluduan se vajza në fjalë ishte e dashura e artistit. Ndërkohë që pati dedikime dashurie si “Unity” e KleoNiki dhe Alban Ramosaj apo “Për një dashuri” e Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut, Ronela e la pas dashurinë dhe publikoi një këngë për tradhëtarët, të titulluar “Genjeshtar je x Pare”. Po ashtu edhe Klea Kasemi, një artiste e re në muzikë, publikoi “Vallzim Lamtumire” një këngë dashurie por që përmban lamtumirën në brendësi. Samanta zgjodhi piëkrisht muajin Shkurt për t’ju rikthyer muzikës pas shumë kohe mungesë, duke bërë publike këngën e titulluar “Pse”.

Ndërkohë që muaji Shkurt ishte kaq aktiv, cfarë mund të presim për muajin Mars, që temperaturat po ngrihen?