Kanë kaluar plot 150 javë që nga dita kur është krijuar klasifikimi zyrtar i “Top Awards”. Gjatë këtyre javëve shumë projekte muzikore janë bërë pjesë e listës por ajo çfarë mbetet e rëndësishme është promovimi i artistëve të rinjë, mision të cilin “The Top List” e ka realizuar 100%.

“The Top List” nisi fillimisht me 20 këngë, ku konkurrenca ishte shumë e ngushtë pasi vetëm 20 projekte muzikore mund të ishin në listë. Muzika shqiptare fillohej të pasurohej me muzikë, kështu që në nëntorin e vitit 2016, kur “The Top List” shënoi 50 javë, në klasifikimin e saj do të gjendeshin 50 këngë, të cilat do vazhdonin të “luftonin” për kreun e klasifikimit.

Por kjo listë do të pasurohej me këngë akoma më shumë, kur “The Top List” shënoi 100 javë klasifikim, duke bërë kështu që nëntorin e vitit 2017, listës t’i shtoheshin edhe 50 këngë të tjera, duke nxitur artistët të prodhonin sa më shumë muzikë të re.

Po kush ishin 20 këngët e para me të cilat “The Top List” mori jetë?

1. Ani Nasht – 2TON
2. Rude Girl – DJ Floë ft Dafina Zeqiri & Lumi B
3. Sjena mo – Majk ft. Ghetto Geasy
4. Bleona – Take You Over
5. Number One – Noizy
6. Love me – Elvana Gjata ft. Bruno
7. 30 vet – Varrosi ft. Lil Koli & Noizy
8. Ski ide – Kida
9. Call me Goddess- Enca
10. Asnjo si un – Samanta
11. Boom Boom – Young Zerka
12. Shume On – Dhurata Dora
13. Kalle – Adrian Gaxha ft. Lindon
14. Du- Dren Abazi & Zzo
15. Shume pis – Era Istrefi ft. Ledri Vula
16. Ama Doren – Xhensila ft. Mozzik
17. Me rrena- Soni Malaj
18. Xhinset – Blunt & Real
19. Nuk jam i asaj – Erik Lloshi ft. Stresi
20. Edhe tri – Gjiko ft. Mc Kresha

Shumë prej këtyre artistëve vazhdojnë të jenë në klasifikim me projektet muzikore të prodhuara së fundmi, ku madje disa prej tyre mbajnë edhe këngët më jetëgjatë në listë.

Po kush janë këngët më jetëgjatë të klasifikimit të “The Top List”?

Lejla”, bashkëpunimi i suksesshëm i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, është kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikim dhe që ende vazhdon të dëgjohet dhe votohet nga publiku shqiptar. Ndërkohë që këtë javë shënon 106 javë në klasifikim, ajo renditet në vendin e 55-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një këngë që ka shumë kohë në listë.

Kida me projektin e saj “Anderr”, është një ndër këngët më të vjetra që gjendet në “The Top List”. Për plotë 86 javë, kjo këngë është votuar dhe dëgjuar pafund nga fansat, të cilët pët këtë javë e kanë renditur në vendin e 18-të.

Në listën e këngëe më jetëgjatë ndodhet edhe bashkëpunimi i Alban Skënderaj dhe Dalool, “1000 Premtime”, një këngë që gjendet në klasifikim prej 83 javësh. Për këtë javë kjo këngë renditet në vendin e 71-të.

Kjo javë e 150-të ka ardhur me prurje të reja, të cilat janë renditur mjaft mirë në listë.

Butrint Imeri – Kush?, Mozzik x Getinjo – Para Siempre, Capital T – Bomba, Almeda – Alabama (ft. Burak Yeter), Poo Bear ft. Elvana – Shade, Bleta – Fotot e Mia dhe Besa – Amor të cilat janë renditur përkatësisht në vendet e 43-të, 100-të, 86-të, 90-të, 72-të, 98-të dhe 68-të.