# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Mr. X

Mr. X është një këngëtar i njohur i rrymës Hip-Hop. Në vitin 2014, Mr. X merr pjesë në “Top Fest 11” me këngën “Dashuri E Paharruar”. Pas një viti ai publikon projektet “Hot Season”, “Party” dhe “S’e Bojna Si Ti”.

Në vitin 2016 ai lançon “Bone Veç Per Mu”, në bashkëpunim me Leuname dhe “Kacurrelja Lalit”, në bashkëpunim me Redion. Në vitin 2017 Mr. X merr pjesë në “Shkodra Fest 3” me këngën “Eja Zemer”, në bashkëpunim me Ledian.

Në vitin 2018 Mr. X publikon “Brabus”, “La Merde”, në bashkëpunim me Lodo dhe “One Shot”. Të tjera projekte të njohura dhe të suksesshme të tij janë “Anonim”, “Madame”, “Fenomenale” dhe “Adrenalina ime” në bashkëpunim me Stine.

NEWS

Mr. X kthehet në “The Top List” me “Adrenalinë”!

Mr. X, këngëtari i njohur i rrymës hip-hop, ka sjellë projektin e ri “Adrenaline”. Kjo këngë e ka risjellë atë në klasifikimin e “The Top List” të kësaj jave. “Adrenalinë” vjen në listë pas bashkëpunimit të Mr. X me Stine në “Adrenalina ime”. Ishte pikërisht ky projekt ai që e...

Mr. X flet për karrierën e tij, vitin 2023 me projekte, si dhe "Big Brother VIP"...

I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë kënëgtari i njohur i rrymës hip-hop, Mr X. Artisti ka disa vite në tregun muzikor shqiptar. Rikujtojmë se më 2014 me pjesëmarrjen e tij në “Top Fest 11” me këngën “Dashuri e Paharruar”. Si ka qenë 2023 për artistin në lidhje me koncertet...

Mr. X zbulon më shumë mbi “Adrenalina ime” dhe jo vetëm!

I ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio ka qenë artisti Mr.X, i cili ka dhënë më shumë detaje në lidhje jo vetëm me bashkëpunimin me Stine por edhe për eksperiencën e tij në fushën e muzikës. Gjithashtu ka treguar edhe çfarë projektesh na presin për të ardhmen nga...