# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Sheila Haxhiraj

Sheila Haxhiraj e lindur më 20 nëntor 1993 në Tiranë, është një këngëtare dhe autore shqiptare e njohur. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18-vjeçare, Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë. Ky çmim i rëndësishëm, i dha mundësi Sheilës të nënshkruante një kontratë me producentë si “Berman Brothers” dhe ndoshta jeta e saj tani do ndryshojë përfundimisht.

Sheila nuk ka studiuar ndonjëherë muzikë me mësues, por që e vogël ka rendur skenave të muzikës në shumë konkurse midis shkollave 8-vjeçare, tek “Gjeniu i vogël”, “Promozone festival”, protagoniste në filmin “ Fluturim Pasioni” në moshën 16-vjeçare. Në vitin 2013, Sheila Haxhiraj lançoi videoklipin e saj të parë muzikor me këngën “Veç fillimi”. Në të njëjtin vit, ajo debutoi në “Kënga Magjike” me këngën “Ndjej”, të cilën ajo e shkroi dhe kompozoi.

NEWS

E inspiruar nga Nexhmije Pagarusha, Sheila Haxhiraj na zbulon ‘look-un’ e saj për këtë Halloween!

Në çdo Halloween ashtu si të gjithë, edhe personazhet VIP shqiptarë zgjedhin të maskohen me veshje të frikshme. E nga ana tjetër disa të tjerë zgjedhin kostumet e tyre duke u inspiruar nga personazhet e huaj dhe të njohur në gjithë botën. Ama duket se Sheila Haxhiraj nuk e ka...

Efekti "Big Brother VIP", këngëtarët e Top Awards që vazhdojnë të korrin sukses të padiskutueshëm edhe sot!

Fenomenit të papërsëritshëm të “Big Brother VIP” nuk kishte si t’i shpëtonte dhe klasifikimi i “The Top List”, Top Awards. Le ta pranojmë, ky edicion i “BBV” ka thyer çdo rekord shikueshmëri dhe kudo vazhdon që të flitet për të. Në këtë garë të fortë për çmimin e madh, kishim...

Kjo verë nuk ka kuptim pa Sheila Haxhiraj dhe Soni Malaj! 

Si jeni me rritjen e temperaturave? A po e përballoni të nxehtin? Epo, Sheila Haxhiraj dhe Soni Malaj na e shtuan akoma edhe më shumë vapën këtë javë. Dy artistet kanë ardhur në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List” me projektet e tyre të reja. Sheila Haxhiraj ka...

Sheila Haxhiraj na tregon gjithçka rreth albumit “Astral” dhe projektit të saj të ri!

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar këngëtarja Sheila Haxhiraj për të folur më shumë rreth albumit të titulluar “Astral”. Pse e ka quajtur kështu albumin Sheila? Astral janë njerëz që udhëhiqen nga ana emocionale. Unë kam ujëra herë të qetë, herë të turbullt dhe atë...

Sheila Haxhiraj flet për këngën e saj të re dhe albumin “Astral”!

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiraj ka qënë më shumë e frymëzuar sesa kurrë për projekte të reja artistike. Së fundmi ajo ka publikuar një këngë shumë interesante që quhet “Makalina“. Të gjithëve iu ka bërë shumë përshtypje teksa në coverin e klipit shfaqet e përqafuar me një...

Sheila, një këngë kushtuar një vajze!

Pas “Më e mira”, Sheila Haxhiraj na prezanton me një tjetër projekt të sajin të ri. Kënga e saj e re e publikuar së fundmi titullohet “Makalina” dhe është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë. Ajo që bie në sy në këtë videoklip është pjesa ku...

Sheila Haxhiraj na njeh me "më të mirën" e saj!

Pasi bëri një bujë të madhe me pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania” së fundmi, tani erdhi koha që Sheila të përkushtohet 100% tek muzika. Thënë kjo, Sheila ka punuar fort me albumin e saj të ri “Astral” dhe kënga e saj e fundit...