# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Çiljeta

Çiljeta Xhilaga lindi më 5 shkurt 1985 në Tiranë. Tetëvjeçaren e kreu në shkollën “Jeronim de Rada” e më pas gjimnazin te “Sami Frashëri”, në Tiranë. Gjatë fillimit të shkollës së mesme kishte garuar në një garë bukurie ku edhe ishte cilësuar si modelja më e mirë dhe në të njejtin vit konkuron në “Miss Shqipëria“ dhe shpërblehet me çmimin “Miss Kinemaja“. Edhe pse e njohur si këngëtare Çiljeta karrierën e saj e kishte filluar si modele, kështu gjatë moshës 17 vjeçare kishte përfaqësuar Shqipërinë në “Miss National“ që në atë kohë u mbajt në Brazil dhe poashtu si gjimnaziste bëhet edhe imazh I disa reklamave. Në familjen e saj bënë pjesë babai Ferdinand pensionist, nëna Majlinda parukiere të cilës Çiljeta i ka ndihmuar të hapte një dyqan të cilin e emëroi në bazë të emrit të Çiljetës. Çiljeta u paraqit në konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria“ në vitin 2001 kur edhe e fitoi çmimin “Miss Kinemaja“.

Sa i përket karrierës së saj në muzikë, në vitin 2003, Çiljeta merr pjesë në PoliFest 2003 me këngën “Botë e Çmendur”. Në po të njëjtin vit publikon albumin “Tekila”. Në 2005, Çiljeta merr pjesë në Top Fest 2 me këngën “Vetem Ti”. Në vitin pasues merr pjesë në Top Fest 3 me këngën “Do Ti Do”. Në 2006 Tingulli 3nt merr pjesë në VFM 2006 me këngën “Dridhe”, në bashkëpunim me Çiljetën. Më pas të po të njëjtin vit Çiljeta merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën “S’ke Ku Vete”.

Në 2007, Çiljeta merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën “Kur Këndoj Serenatë”, në bashkëpunim me Stefi Prifti & Endri Prifti. Në 2008, Çiljeta merr pjesë në Top Fest 5 me këngën “Dorheqja”. Në po të njëjtin vit Çiljeta & Ingrid Gjoni publikojnë videoklipin “Puchi Puchi”. Me këtë këngë, Çiljeta & Ingrid Gjoni marrin pjesë në Zhurma Show 2008 në vitin 2008. Më pas Çiljeta merr pjesë në Çelësi Muzikor 2 me këngën “Lolita”.

Pas pak muajsh ajo merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën “Duty Free”. Në 2010, Çiljeta merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 9 me këngën “Deja Vu”, në bashkëpunim me Big Basta. Po në atë vit ajo merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “Të Dy Qajmë Të Ndarë”, e komponuar nga Flori Mumajesi me tekst të Ardit Roshit.

Në 2011, Çiljeta merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën “Se Te Dua Ty”. Po në kete vit, ajo mori një ftesë që të jetë pjesë e edicionit të dytë të “Dancing With the Stars Albania“, ku vallëzoi me partnerin e saj Dion Gjinika. Në qershor 2012, Çiljeta & Vani marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 me këngën “Sonte Më Dhemb Zemra”.

Më datë 10 Shkurt 2012, Çiljeta & Ingrid Gjoni publikojnë videoklipin “Mike Dhe Rivale”. Me këtë këngë, Çiljeta & Ingrid Gjoni marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012. Deri më tani Çiljeta ka pasur një karrierë të gjatë artistike dhe ka qenë mjaft aktive në muzikë, por ishte pikërisht bashkëpunimi i saj me Ardit Çunin, një tjetër artist i Top Awards, i titulluar “Oj dashni” që bëri që ajo të hyjë për herë të parë në mesin e artistëve tanë.

NEWS

Ardit Çuni bashkon forcat me Çiljetën për hitin e ri!

Ardit Çuni është bërë i njohur në Top Awards me bashkëpunimin e tij me Vesa Smolica para disa vitesh me “Jena na”. Padyshim që ky projekt pati një sukes të madh duke qëndruar prej disa javësh në vend të parë dhe për një kohë të gjatë në klasifikim. Kohët e...