# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Arinda Gjoni

Arinda Gjoni ka mbaruar studimet për kanto dhe është e apasionuar përpos muzikës, edhe ndaj fotografisë e modelingut. Ajo ka lindur në Mirditë, në qytetin e Rrëshenit, në një familje artistësh. I ati i Arindës është pianist dhe profesor i muzikës, nga i cili ajo dhe ka marrë pasionin për muzikën.

Pjesën më të madhe të fëmijerisë së hershme e ka kaluar në Rrëshen. Më vonë ajo u zhvendos me familjen e saj në Tiranë. Arinda ka filluar të këndojë që në moshë të vogël. Performancën e saj të parë skenike e ka pasur në moshë 10-vjeçare në Pallatin e Kulturës në qytetin e saj të lindjes. Studimet e mesme i kreu ne Liceun Artistik të Tiranës për kanto. Ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Arteve po për kanto.

NEWS

Arinda Gjoni zbulon pak nga planet dhe projektet e saj të ardhshme!

Arinda Gjoni ishte e ftuar së fundmi në studion e “Lancio” në Top Albania Radio. Artistja ka folur më shumë lidhur me projektet e saj të reja, por jo vetëm. Një artiste që ka kënduar jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, a e bën Arinda dallimin mes publikut...

Për kë e ka ‘mbytur’ malli Arinda Gjonin?!

E ftuar ditën e sotme në studion e “Wake Up” në Top Channel ishte këngëtarja Arinda Gjoni. Ajo ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re të titulluar “Malli” që është bërë pjesë e “The Top List”, Top Awards. Por për kë e ka ‘mbytur’ malli Arindën? Ky...

Kush është Arinda Gjoni e "Malli"?!

Arinda Gjoni ka mbaruar studimet për kanto dhe është e apasionuar përpos muzikës, edhe ndaj fotografisë e modelingut. Ajo ka lindur në Mirditë, në qytetin e Rrëshenit, në një familje artistësh. I ati i Arindës është pianist dhe profesor i muzikës, nga i cili ajo dhe ka marrë pasionin për...