# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Jona

Jona e ka nisur pasionin dhe karrierën e saj artistike që herët, kur ajo ishte ende 14 vjeçe. Jona nuk është një emër i panjohur në botën e muzikës. Ju mund ta mbani mend kur ajo ka marrë pjesë tek ‘talent show’ “The Voice of Albania” para 7 vitesh.

Pasioni i saj më i madh është muzika, ku Jona krijon dhe njëkohësisht shkruan muzikë. Një premtim na vjen nga artistja dhe ai është që shumë shpejt do të vijnë edhe projekte të tjera. Megjithatë, bashkëpunimi i saj me Ergys Shahun, “Pa hile” mbetet i preferuari i saj dhe që ajo e ka shumë përzemër. “Pa hile” në fakt rezultoi dhe një ogur i mirë për këngëtaren dhe që bëri të njihej si artiste më gjerësisht duke hyrë në familjen e madhe të Top Awards.

NEWS

Top 5 këtë javë plot me hyrje të reja!

Ndoshta kemi hasur gjatë javëve të kaluara surpriza për sa i përket pozicionimit të këngëve në Top 5, por si këtë javë rrallë ndodh. Klasifikimi i Top 5 këtë herë ka ardhur me disa hyrje të reja. E ndërsa vendi i parë nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e...

Ergys Shahu vjen me një bashkëpunim 'pa hile' fare!

“Pa hile” titullohet projekti më i ri i Ergys Shahut që ka sjellë në bashkëpunim me një artiste të re që hyn për herë të parë në Top Awards, Jona Zahaj. Kjo këngë i është bashkuar këtë javë listës së 100 këngëve më të mira shqiptare dhe deri tani publiku...