# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Visjan Ukcenaj

Besojmë se emrin Visjan Ukcenaj nuk ka njeri që nuk njeh. Një aktor i talentuar humori, por së fundmi edhe një këngëtar po aq i talentuar.

Visjan Ukcenaj është diplomuar në studimet e tij Master në Akademinë e Arteve per aktrim në periudhën 2008 – 2013. Visjani ka luajtur teatër dhe film dhe prej vitesh punon në televizion si aktor komedie.

Ai ka bërë disa këngë ku ndër to do të veconte “S’ka si ti”, “Shot”, “Tjetër Botë”, “A je” dhe kënga e tij e fundit “Hana”, në bashkëpunim me Kastro Zizon, ishte projekti që e bëri të njihej dhe si një nga artistët e Top Awards.

NEWS

Visjan Ukcenaj flet për lidhjen me këngëtaren Kejsi Tola dhe parashikimet mbi ”BBV”!

Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Mes shumë të ftuarve njëri prej tyre ishte edhe Visjan Ukcenaj. Aktori i njohur tregoi se Kejsi Tolën e ka njohur që kur ka qenë...

"Hana", një këngë për ata që gabojnë në jetë...

Sot, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ishte aktori i njohur i humorit por njëkohësisht edhe këngëtar, Visjan Ukcenaj, për të na folur në lidhje me bashkëpunimin e tij të fundit me Kastro Zizon. Së bashku kanë lançuar këngën e titulluar “HANA”. Por si erdhi...

Visjan Ukcenaj na zbulon më shumë për "Hana" por jo vetëm!

Visjan Ukcenaj nuk ka njeri që nuk njeh. Një aktor i talentuar humori, por së fundmi edhe një këngëtar po aq i talentuar. Visjani ka sjellë një bashkëpunim me Kastro Zizon, “Hana” që është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”. I kontaktuar nga Top Awards ai ka dhënë një...