# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Ron Zaiti

Ron është një nga emrat më të ri të artistëve të Top Awards. Ajo që na bëri që ta njihnim më së shumti Ron, ishte padyshim “Murder on the dancefloor”, projekt me të cilin erdhi në një bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Megjithatë ky nuk është projekti i parë i tij. Këngëtarin mund ta keni dëgjuar edhe me këngë të tjera, të tilla si, “Coco” në bashkëpunim me Emino, një vit më parë, “Ciroc” me artistin Lend rreth dy vite më parë, apo edhe “Costa Rica” me Big Kik dhe Donart.

Mesa duket bashkëpunimi ne Dafina Zeqirin rezultoi më e suksesshmja e Ron, që e bëri të njihet më gjerësisht në listën e këngëve më të mira shqiptare në Top Awards.