# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Albu

ALBU ka lindur në vitin 1997 në një qytet të vogël gjerman të quajtur “Lübbecke”, por pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në Kosovë. Për arsye personale familja e saj u transferua atje kur ajo ishte 3 vjeçe dhe së bashku me dy motrat e saj qëndruan atje derisa ALBU u mbush 11 vjeçe. Më pas ata u kthyen sërish në Gjermani. Këngëtarja nuk di të luajë vetëm me zërin e saj por edhe me publikun. Veshjet që bien në sy kombinohen me lëvizje intensive. Pasioni i saj për kërcimin filloi që në moshën 15-vjeçare. Për vite me radhë ajo ushtrohej dita-ditës dhe performonte kudo që mundej. Një ditë Oster, një producent belg i njohur për produksionet e tij të artistëve të mëdhenj evropianë e veçanërisht ballkanas, pa rastësisht ALBU në Instagram. Ai pa një potencial të madh tek ajo dhe e ftoi atë në studion e tij për të bërë këngë që do të shndërroheshin shumë shpejt në hite. Këngë të cilat do të ‘shkundnin’ turmën.

NEWS

Ja cilët janë artistët e rinj në 2021 që kanë prodhuar më shumë!

Një gjë është e sigurtë, viti 2021 ka qenë plot me artistë të rinj dhe të talentuar që kanë hyrë në klasifikimin e “The Top List”. E madje jo vetë kaq, por ata gjithashtu kanë qenë dhe mjaft aktivë duke sjellë disa projekte në klasifikim. Një ndër ta është Elai....

Albu bëhet arrogante, a do e pëlqejë publiku?!

Albu, një nga artistet që i është bashkuar së fundmi Top Awards, ka publikuar këngën e saj më të re. Ky projekt titullohet “Arrogante” dhe i është bashkuar klasifikimit të “The Top List” këtë javë. Albu kësaj here ka ardhur me një këngë solo, pak pas bashkëpunimit të saj me...

Njihuni me dy artistët më të rinj të listës, NITSU dhe ALBU...

“Bomaye” titullohet projekti më i ri që i është bashkuar klasifikimit të “The Top List” këtë javë. Kjo këngë është sjellë nga dy artistë të rinj në listë, NITSU dhe ALBU. Por cilët janë ata? Zbulojeni më poshtë… Për NITSU kemi shumë pak informacion, përveç se ato që ai ka...