# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Dr. Flori

Floran Kondi, ose siç njihej me emrin e tij të artit Dr. Flori, lindi më 28 Shkurt 1979 në Berat. Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e grupit shqiptar të njohur “West Side Family”. Pas suksesit të madh me këngën hit “Mesazh” në vitin 2002, grupi merr pjesë në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar. Vitin tjetër ata morën sërisht pjesë në Këngën Magjike me këngën “Oh Çike”, e cila më vonë do të bëhej një nga këngët më të mëdha hit.

Pas tre vitesh, më saktësisht në vitin 2006, Dr. Flori dhe grupi i tij “West Side Family” morën pjesë përsëri në Këngën Magjike me një këngë shumë të pëlqyer e cila titullohej “Në krahët e tu dua të jem”, këngë e cila do t’u siguronte vendin e tretë në finale. Pjesëmarrja e tyre e parë madhore ishte në Festivalin e 47 të Këngës në dhjetor 2008, ku fituesi do të zgjidhej si përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion për vitin e ardhshëm. Grupi mori pjesë me këngën “Jehonë” e shkruar dhe e kompozuar nga Dr. Flori.

Ndërsa Dr. Flori, si pjesë e grupit mjaft të njohur “West Side Family” do të mbahet mend edhe për bashkëpunimin me ish-kreun e Bashkisë së Tiranës, tashmë kryeministër, Edi Rama. Kënga e parë e debutuar nga ta, ishte “Tirona”, prej nga doli edhe shprehja “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”.

Më pas ky bashkëpunim u pasua në vitin 2009 me këngën “Çohu”. Këngët e tij kanë trajtuar gjithmonë probleme të mëdha sociale, siç është droga, në këngën “Mos pi mall, bëj palestër”, bashkëpunim me mikun e tij Ermal Mamaqi.

Këngëtari, pas ndarjes nga grupi “West Side Family” e ka vijuar karrierën e tij si solist. Ai ka qenë edhe fitues i edicioni të tretë të reality show-t “Vip Shpija” në Kosovë, fitore që siç e cilësoi ai erdhi pikërisht sepse ishte konkurrenti më i sinqertë.

Pavarësisht se këngëtar solo, në vitin 2010, ai pati sukses duke bashkpunuar me Aurela Gaçen dhe Marselin me këngën “Origjinale”, e cila u bë hiti i verës.  Ai vazhdoi suksesin e tij edhe në vitin tjetër, duke lançuar këngën “Ça na ke”, e cila shpejt u bë shumë popullore. Në vitin 2011, ai u bë gati për Këngën Magjike 2013 me këngën “S’ma ndjen” ku në finale u cilësua si kënga hit. Në vitin 2012, ai mori pjesë në “Top Fest” së bashku me këngëtaren Fatmire Ymeri me këngën “Pasion”. Ata arritën deri në gjysmëfinale më 6 Qershor 2012.

Në dhjetor 2012, Dr. Flori ndoqi Festivalin e Këngës 51 së bashku me Fabin. Kënga që ata lançuan titullohej “Jam ti”. Në vitin 2013, Dr. Flori lançoi këngën e tij të re “Zemërthyer”, një version i ripunuar nga kënga e Festivalit së Këngës 2011 “Personale”. Kënga ishte një këngë lufte para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, në vitin 2013.

Dr. Flori ndërron jetë më 17 Nëntor të vitit 2014, në një moshë të re. Së fundmi Stine dhe Aurela Gaçe kanë risjellë për të gjithë publikun zërin e Dr. Florit në projektin e tyre “SFL” nëpërmjet disa regjistrimeve të vjetra.

NEWS

Dr. Flori dhe karriera e tij artistike pjesë e "Top Awards"!

Floran Kondi, ose siç njihej me emrin e tij të artit Dr. Flori, lindi më 28 Shkurt 1979 në Berat. Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e grupit shqiptar të njohur “West Side Family”. Pas suksesit të madh me këngën hit “Mesazh” në vitin 2002, grupi merr pjesë në...

Ku e kishte fshehur Stine zërin e Dr. Florit për projektin "SFL"?

7 vite pas ndarjes nga jeta, Aurela Gaçe dhe Stine tregojnë si rikthyen në skenë Dr. Florin. Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Wake Up”, të ftuar kanë qënë artistët e njohur Aurela Gaçe dhe Stine. Së bashku kanë publikuar këngën e tyre më të re, të titulluar “SFL”,...