# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Klement

Klement është deri më tani këngëtari më i ri në moshë në listën e artistëve të “Top Awards”. Artistin mund ta kemi dëgjuar shpeshherë në rrymën muzikore etno. Edhe pse i ri në moshë, kjo nuk e ka ndaluar atë që të krijojë që tani hapat e karrierës së tij artistike. Klement u zbulua si talent në vitin 209, ku publikoi projektin e tij “Columbiane”, në bashkëpunim me Ilir Tironsin.

Më 25 Janar 2020, Klement publikon këngën “Muziken Ton Kerceni”, në bashkëpunim me Marselin. Në muajin mars të po të njëjtit vit, artisti publikon “Çun Shqipnie”, në bashkëpunim me Adi Sybardhin. Duket se viti 2020 rezultoi të ishte shumë me fat për Klementin, pasi ai nxjerr në treg dhe projekte të tjera, si “Korleone”, “Selita”, “Prada”, “Terminatoria”, “A do me ni kët hit?” dhe “Puthe”.

Në shkurt të këtij viti Klementi vjen me një bashkëpunim me Megin në projektin “Oj Zemer”. Së fundmi, në fillim të këtij muaji, Klementi bashkëpunon me Ronela Hajatin për të sjellë “Leje”, që i siguroi vendin në “Top Awards”.

NEWS

2023 merr me vete disa nga këngët më të bukura të tij! 

Prej disa javësh nga klasifikimi i “Top Awards” po largohen shumë projekte, të cilat prej kohësh kanë qënë në listë, madje të ashtëquajtura si këngët më jetëgjatë në “The Top List”. Fakti i daljeve të këtyre këngëve tregon se publiku është gati për të mirëpritur muzikë të re. E në fakt...

Ardit Çuni në ‘hapat’ e Romeos dhe Ledrit, sjell bashkëpunimin me Klementin!

Ardit Çuni vjen në një bashkëpunim mjaft të veçantë me artistin e ri Klement. Së bashku ata kanë sjellë një këngë mjaft ritmike dhe energjike. Bashkëpunimi i tyre i ri mban titullin “Amanmen” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kjo këngë arriti të marrë një...

Romeo, Ledri dhe Klementi ruajnë fronin edhe për këtë javë! 

Kjo këngë është kthyer tashmë në një hit dhe ka pushtuar çdo ambient. Po flasim për ”E keni dit” nga Romeo Veshaj, Ledri Vula dhe Klement. Projekti i tyre është pozicionuar sërish në vend të parë të listës edhe për këtë javë, duke ruajtur kështu fronin. Duket se kjo këngë...

Kënga më e dëgjuar kudo, në festa, makina merr kreun!

Ledri Vula dhe Romeo Veshaj bashkuan forcat dhe para pak javësh sollën projektin “E keni dit”. Kjo këngë tashmë është kthyer në hit dhe është bërë virale kudo. Që kur dyshja paralajmëroi se do të vinin me një projekt së bashku, fansat ‘u çmendën’. Të gjithë ishin shumë kureshtarë se...

Muzikën e artistëve romë e duam aq shumë, ja hitet e dekadave që kanë bërë bujë!

Prej vitesh muzika tallava ka qenë mjaft e preferuar për shumë njerëz. Por një kombinim akoma dhe më mjaft i preferuar, ka qenë bashkëpunimi me artistë romë. Ky trend duket se ka ekzistuar prej vitesh tashmë, por kohët e fundit kanë dalë edhe më në pah këto projekte. Më i...

Ronela vazhdon të eksperimentojë në stil muzikor, por jo vetëm!

Ronela Hajati ka publikuar këngën e saj më të re “Leje” që erdhi si bashkëpunim me Klementin, një nga artistët më të rinj, të paktën edhe nga mosha, në “Top Awards”. Ky projekt i ri i Ronelës vjen me një frymë tërësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim më...