# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Mentor Haziri

Mentor Haziri është një nga këngëtarët më të njohur dhe të talentuar shqiptarë. Ai ka lindur më 2 Nëntor të vitit 1979 në Ferizaj, Kosovë. I njohur për rrugëtimin e tij të suksesshëm me grupin “Kthjellu”, tashmë ai po shijon periudhën e të qënit solo.

Më datë 21 Korrik 2011, Mentor Haziri publikon videoklipin “Ëngjëll”. Më datë 21 Prill 2014, ai publikon videoklipin “Vetëm Një Herë”. Në 17 Nëntor 2014, Mentori publikon videoklipin “Transition”. Më pas në vitin 2016, “Kujtoje”, në 2017 publikohet “Survivor”.

Më datë 13 Tetor 2017, Mentor Haziri publikon videoklipin “Zemër E Vrarë”. Muzika e këngës u punua nga Mentor Haziri, Mentor Haziri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Në po të njëjtin vit ai merr pjesë në Këngën Magjike 2017 me këngën “Plagë në zemër”.

Më datë 27 Shkurt 2018, ai publikon videoklipin “When I Hear Your Name” dhe në po të njëjtin vit merr pjesë sërish në Këngën Magjike 2018 me “Më Ke Vra”. Në vitin 2019, Mentor Haziri publikon videoklipin “Hana”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Eriona Rushiti. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative, ndërsa produksioni audio u realizua nga Florent Boshnjaku. Kënga është e zhanrit baladë dhe është mjaft e veçantë sa i përket video xhirimeve, ku në qendër të vëmendjes është një balerinë.

Në vitin 2019, Mentor Haziri publikon videoklipin “Kom Me T’lanë”. Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku. Produksioni audio u realizua nga Irkenc Hyka. Në 2020, publikon videoklipin “Mara”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Eriona Rushiti dhe në po të njëjtin vit merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën “Mara”.

Përsëri në vitin 2020, Mentor Haziri publikon videoklipin “Për Ju” dhe “Nji Grusht Trandafila”. Së fundmi ai ka publikuar projektin e tij më të ri “Sonte” që bëri dhe të cilësohej si artisti më i ri në “Top Awards”.

NEWS

Mentor Haziri zbulon detaje nga promovimi i albumit të tij të ri!

I ftuar në studion e “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë këngëtari Mentor Haziri. Ai ka folur më shumë për promovimin e albumit të tij më të ri dhe këngët që përfshihen në të. Albumi i tij titulluar “Zani” do të promovohet vetëm pas pak ditësh në...

Mentor Haziri në një himn për Ukrainën!

E gjithë vëmendja e botës është kthyer tek populli i Ukrainës dhe lufta që po ndodh atje. Tashmë kemi dhe një këngë që lidhet me situatën në fjalë. Mentor Haziri ka ardhur së fundmi me një himn për Ukrainën. Mentor Haziri ka risjellë një këngë shumë të vjetër ukrainase. “Lament...

Një këngë për t’u solidarizuar me viktimat e luftës, Mentor Haziri tregon gjithçka rreth “Lament for Ukraine”!

Së fundmi në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike këngëtari i njohur Mentor Haziri për të na folur rreth këngës së tij më të re të titulluar “Lament for Ukraine”. Si lindi ky projekt? Bisedova me producentin nga Irlanda, para disa vitesh xhiruam një videoklip,...

Mentor Haziri rrëfen gjithçka për revoltën e tij ndaj Festivalit të Këngës!

Së fundmi Mentor Haziri ka qenë i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “Live From Tirana”, në Top Albania Radio. Mentori bëri bujë me revoltën për mospranimin e këngës së tij në Festivalin e Këngës për këtë vit. Ja se çfarë ka për të thënë ai: Unë mendoj se...

Mentor Haziri futet në klasifikim me këngën që duhet të ‘fitonte’ festivalin e RTSH-së!

Më datë 9 Nëntor u bë zyrtare lista e 20 pjesëmarrësve për edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar. Juria ka vendosur emrat e këngëtarëve të cilët do të garojnë në edicionin e këtij viti, por një artist në veçanti mungoi në këtë listë. Është fjala për Mentor...

Mentor Haziri publikoi këngën e tij “Qëndro” dhe nuk zhgënjeu aspak!

Mentor Haziri shpërtheu në deklarata dhe akuza të forta vetëm pak ditë më parë, kundër produksionit të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, pasi kënga e tij nuk u pranua për të marrë pjesë. Menjëherë pas kësaj, Mentori lajmëroi se kënga e tij do të publikohej së bashku me...

Jo vetëm "Sonte" por plot surpriza na presin nga Mentor Haziri!

Mentor Haziri është bërë pjesë e “Top Awards” këtë javë me këngën e tij më të re, e titulluar “Sonte”. I ftuar në një intervistë për “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ai ka folur më detajisht për këtë këngë, si dhe për projektet e tij të ardhshme. Si...