# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Kaltrina

Kaltrina është një nga këngëtaret më të reja që i bashkohet listës së artistëve në “Top Awards”. Nëse ju ka rënë rasti që ta dëgjoni të këndojë, por nuk e njihni ende, ne po ju prezantojmë me të.

Kaltrina ka lindur në Paris. Që prej moshës 14-vjeçare ajo ka qenë pjesë e një grupi muzikor në shkollë ku ishte këngëtare. Këtu ajo njihet për herë të parë me muzikën akustike.

Më vonë ajo filloi të merrej seriozisht me muzikën duke filluar regjistrimet në studio profesionale. Këngën e saj rë parë Kaltrina e lançoi para 9 muajsh dhe tanimë po vazhdon të punojë për të sjellë projekte të reja tek publiku, duke pritur momentin e duhur.

Kaltrina është një artiste e cila punon si e pavarur. Të gjitha këngët ajo i punon në studio në qytetin e Parisit, ku dhe jeton aktualisht, ku bashkëpunon me kompani të ndryshme ndërkombëtare për projektet e saj që do të vijnë së shpejti.

Përveç se si këngëtare, Kaltrina aktualisht po vazhdon me studimet e saj në degën Juridik, në të cilën sapo ka mbaruar ciklin e masterit. Me këngën “Borëbardha” ajo bëri debutimin e parë që i siguroi vendin në familjen e “Top Awards”.

NEWS

Kaltrina, shqiptarja-parisiene godet serish me "PRS"!

Nëse ju kishte munguar Kaltrina, epo tashmë mund të çmalleni pasi ajo është një nga hyrjet e reja të kësaj jave në klasifikimin e “The Top List”. Këngëtarja ka sjellë projektin e saj më të ri të titulluar “PRS”. Kaltrinën e keni dëgjuar për herë të parë në Top Awards...

Ju prezantojmë me Kaltrina-n!

Kaltrina është një nga këngëtaret më të reja që i bashkohet listës së artistëve në “The Top List”. Me këngën “Borëbardha” ajo bëri debutimin e parë që i siguroi vendin në familjen e “Top Awards”. Në një intervistë eksluzive për “Top Awards”, Kaltrina ka trguar më shumë mbi projektin e saj...