# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Albos

Alban Markaj, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit Albos, ka lindur në Klinë më 25 Tetor 1991 dhe aktualisht jeton në Prishtinë. Albos është një artist i rrymës Pop dhe R&B, ai njihet si këngëtar dhe si producent.

Karrierën si producent ai e nisi në vitin 2009, ndërsa si këngëtar, debutimin e parë e bëri në vitin 2014 në festivalin “Çelësi Muzikor 8” me këngën “Dy Dashuri”. Ai vetë ishte autori i muzikës, tekstit dhe orkestrimit, ku dhe fitoi çmimin “Best Ballade”.

Pas kësaj kënge, ai ka publikuar edhe kengë të tjera, por pa videoklip dhe u fokusua më shumë si producent në studion e tij diskografike në Prishtinë. Nga viti 2019 filloi të bashkëpunojë me këngëtarin Blero dhe është dhe producent i tij dhe i shumë talenteve të rinj që Blero ka nën menaxhim. Tani së bashku kanë sjellë dhe projektin e tyre “Telenovela”.

NEWS

Blero prezanton artistin më të ri në "The Top List", Albos!

Blero ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Albos, të titulluar “Telenovela”. Albos është një emër i ri në klasifikimin e “The Top List”. Por kush është ky artist? Emri i vërtetë i Albos është Alban Markaj. Ai e ka nisur karrierën e...