Egli Tako ka lindur më 14 Shtator të vitit 1997 në Tiranë. Studimet e mesme i ka përfunduar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në profilin “Kanto”. Më pas studimet e larta Egli i kreu në “Universitetin e Arteve” në profilin “Regji Teatri”.
Egli ka marrë pjesë që në moshën 11-vjeçare në Institucione artistike për fëmijë dhe të rinj, ku ka punuar me Vocal Coach dhe ka dhënë koncertet e para ‘live’ në skena të ndryshme.
Ajo ka provuar edhe kompeticione të tjera përsa i përket muzikës përpara se t’i kushtonte studimet. Projekti i saj muzikor i titulluar “Adios” është kënga e parë e Eglit, e punuar nga Elgit Doda dhe e shkruar prej saj.