# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Robert Aliaj Dragot

Robert Aliaj Dragot, e filloi karrierën e tij si piktor, pikërisht kjo ishte dhe pikënisja për të gjitha aktivitetet e tjera në të cilat ai mori pjesë. Në fund të viteve ’90, pas një karriere të gjatë si këngëtar, Robert Aliaj u ndal me muzikën për t’u rikthyer në pasionin e tij të parë si piktor. Puna e tij është figurative dhe ai merret me përdorimin e gjerë të teknikave nga fotografia, televizioni dhe filmi.

Subjektet e pikturave të tij variojnë zakonisht nga politika në Shqipëri, deri në atë banale. Tani shumë vite më vonë në Bruksel, ai është i fokusuar veçanërisht në një hulumtim multimedial, duke eksperimentuar me fotografinë, animacione dhe pikturë, pa humbur cilësinë piktoreske. Ai shpesh herë merr pjesë në spektakle të ndryshme televizive si pjesë e jurisë.

Robert Aliaj Dragot ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës Shqiptare nga viti 1987 deri në 1992. Disa nga këngët e tij janë: “Tre Vëllezërit”, “Kur Vjen Pranvera”, “Dashuria”, “Jetës Fali Zemrën”, “Dy Gjysma Molle”, “Valsi i Panjohur”, “Ca Fjalë Qiellit” dhe “Ah ku me hodhi Zoti”.

NEWS

Renis Gjoka me një koncert që bëri bashkë yje të muzikës në shtëpinë e diktatorit hyn në listë me 3 këngë të reja!

Këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka, publikoi në kanalin e tij në “Youtube”, koncertin e plotë të bërë para pak kohësh, i titulluar “Rock The Dictator”, si dhe këngët e ndara gjatë tij. Renisin mund t’a kujtojmë me daljet e tij të para në “Top Fest” si pjesë e grupit “Burn”...