# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Nu Jack

DJ dhe producenti Benito aka Nu Jack ka dominuar skenën e klubeve dhe festave shqiptare për më shumë se një dekadë me remix-et e tij të muzikës Pop, Soul, Disco, House dhe Dance. Debutimi i tij i parë me “I Nëd A Girl”, i cili është një remake i origjinalit lancuar nga Usher dhe P. Diddy aktualisht po fluturon lart duke provuar të jetë një hit ndërkombëtar i transmetimit dhe radios. Ai vazhdimisht kërkon të kapërcejë kufijtë ekzistues dhe të marrë sfida të reja, gjatë gjithë kohës me një vështrim të fiksuar në skenën ndërkombëtare që është gjithnjë në ndryshim.

Unë jam i njohur për shkathtesinë time“, thotë Nu Jack.

Jashtë studios, Benito është një DJ shumë i kërkuar dhe orari i tij nuk ka qenë kurrë më i ngarkuar. Sjellja e tingujve të tij të pakrahasueshme dhe përzierja unike e disko, nu disko, funk, soul dhe house drejt e në pistën e vallëzimit në disa nga klubet dhe eventet më të mira, brenda dhe jashtë vendit.

Përveç DJ dhe produksionit, Nu jack gjithashtu menaxhon playlistën e disa Qendrave Tregtare, Show Rooms, Lounge Bar dhe bizneseve të tjera të ndryshme me anë të një platforme të krijuar prej tij në vitin 2016-të.

Pse artisti ka zgjedhur të prezantohet si Nu Jack në muzikë?

Benito është tjetër zhaner dhe ka 15 vite në treg që i bën të gjitha, kryesisht shumë festa private. Duke qënë se Benito është më shumë një emër i njohur për festat të ndryshme, vendosa që në muzikë të prezantohem Si Nu Jack.