# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Nita Rechi

Nita Rechi është violiniste dhe këngëtare e lindur më 10 gusht 1993 dhe e rritur në Strugë, Maqedoni Veriore. Mbaroi shkollën fillore në Strugë në shkollën “Vëllezërit Milladinovci”.

Ajo filloi të luante violinë që në moshën 7 vjeçare në shkollën private “Sonata”, Strugë, dhe gjithashtu shprehu talentin e saj në këndim.

Nga dashuria e madhe për muzikën, Nita vazhdoi shkollimin për violinë në shkollën e mesme në Strugë “Todor Skallovski-Tetoec” si dhe studimet i kreu në Tetovë me profesoreshën Sihana Badivuku.

Ka marrë pjesë në shumë festivale dhe koncerte “live”, përmes të cilave i ngjalli pasioni për muzikën. Nita ka performuar në evente si: “Këngë Jeho” në Strugë, “Milingona e Artë” 2015 në Shkup dhe shumë ngjarje të tjera të festave nëpër qytete të Maqedonisë.

Ishte gjithashtu pjesë e shumë organizimeve në Tetovë me Shoqatën Kulturore dhe Artistike “Xheladin Zeqiri” 2013 dhe 2014, shfaqja teatrore “Art” 2015 e cila u prezantua edhe ne Korce e Ferizaj.

Në vitin 2017, Nita u bashkangjit me “Orkestrën Rinore” të Kosovës, ku morën pjesë në “European Youth Festival” në Neerpelt, Belgjikë dhe fituan vendin e dytë. Në të njëjtin vit, ajo u ftua si mysafire dhe vokale mbështetëse në koncertin e 30 vjetorit të këngëtares Miranda Hashani në Shkup. Po në këtë vit, ka patur sukses me këngën “T’kom jet”, një bashkëpunim me artistin Bloody nga Struga.

Në 2018 ajo pati performanca të tjera në Gostivar, Dibër, Prishtinë si dhe koncert “etno jazz” me bendin e saj ne Kërchovë.

E ftuar në vitin 2019 si artistja më e re në festivalin “Jazz Fest” ku marrin pjesë artist të famshëm nga shtete të ndryshme ku edhe në këtë vit 2021,vazhdon të jetë pjesë e “Jazz Fest”. Ka dhënë koncerte solo klasike dhe muzikë dhome në shumë qytete si dhe ka realizuar projekte të ndryshme me artist kolegë si Vullnet Ibraimi, Adis Ismaili, Pëllumb Qerimi e shumë të tjerë.

Nita tani është fokusuar më shumë në krijimet e saj artistike ku gërsheton dy dashuritë e saj, violinën dhe këndimin. Projekti i saj më i ri është “Larg” me tekst dhe melodi krijuar nga Nita.

NEWS

Ja kush është ngjitur më shumë këtë javë!

Edhe kjo javë ka sjellë ndryshime të mëdha sa i përket pozicionimit të këngëve në listë, nisur që nga kreu i listës. Disa prej projekteve muzikore kanë marrë një mbështetje të madhe nga fansat, votat e të cilëve i kanë ngjitur sa më në majë të listës. Po kush janë...