KOKA është një këngëtare, tekstshkruese dhe performuese e lindur në Shqipëri por që prej vitesh jeton në Berlin. Në fakt KOKA nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar pasi në vitin 2000 ajo ishte pjesë e një bashkëpunimi me Bojken Lako, “Natën Ditë”.
Pas ndryshimeve të mëdha që ajo pësoi gjatë jetesës mes Greqisë dhe Shqipërisë, në fëmijëri dhe viteve të para të adoleshencës, ku u përball me luftën civile në 1997-të, si edhe me uljet dhe ngritjet e një edukimi konservativ, ajo u zhvendos në Gjermani për të ndjekur karrierën e saj si arkitekte.
E gjendur mes vështirësive dhe maskave të botës së korporatave, ajo u bë një e huaj për veten e saj. Muzika ka qënë aleati i saj më i afërta gjatë gjithë asaj kohë si edhe një grup që qëndroi pranë saj në mënyrë që ajo t’ja dilte. Ndërkohë që gjente qetësinë në mësimet spirituale dhe meditimet, KOKA zhvilloi një tjetër talent të sajin dhe ishte pikërisht shkrimi i teksteve të këngëve. Koka u zhvendos në Berlin në vitin 2018-të dhe aty filloi të performonte e vetme në piano.
Ajo ka publikuar katër projekte “solo” gjatë vitit 2020-të. Kënga e saj “Let Them Know” ka qënë pjesë e “Listen To Berlin” Compilation 20/21. Momentalisht ajo është duke punuar për albumin e saj debutues me producentë të “Riverside Studios Berlin”, i cili pritet të publikohet në vjeshtë të vitin 2021-të.
Me një ndikim të muzikës së viteve 80′ të zhanereve muzikore “Neë ëave”, “Soul”, “Trip Hop”, Grunge deri tek Cinematic Poëer Ballads, Koka ka bërë një ndërthutje të këtyre shijeve në një produkt të mrekullueshëm mes “Art Pop” “Indie Soul” dhe “Experimental Pop”. Vokali i saj melodioz, i shoqëruar më një “synth-sound” unik dhe intesitetin e ndryshëm të veglave muzikore, projektet e saj të japin ndjesinë e një udhëtimi kompleks, duke iu dhënë dëgjuesve ndjesinë e shpresës.
Artisës nga të cilës është frymëzuar më shumë janë Kate Bush, Kate Bush, Depeche Mode, Radiohead, Portishead, Florence + The Machine dhe shumë të tjerë.