Mimoza, është më origjina nga Kosova por që në moshë të re u zhvendos së bashku me familjen e saj në Suedi. Më vonë, artistja u shpërngul në Gjermani ku jetoi për 11 vjet.
Momentalisht Mimoza jeton në Los Angeles, aty ku po zhvillon edhe karrierën e saj muzikore.
Mimoza përvecse është një këngëtare shumë e talentuar, ajo është gjithashtu edhe një tekstshkruese shumë e mirë, përmendim këtu faktin që ajo ka shkruar tekstin e hitit të Ava Max, “Kings & Queens”.
Mimoza numëron disa projekte në karrierën e saj muzikore, të cilat kanë rezultuar mjaft të pëlqyera nga publiku shqiptar.