# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Gili Daja

Gili Daja, emri i vërtetë i të cilit është Gilberto Daja, ka lindur më 25 Janar 2002, në qytetin e Leshës. Eksperienca e tij e parë me muzikën ka qënë në shkollën fillore, ku ai së bashku me vëllain e tij kënduan në festën e 1 Qershorit.

Që prej moshës 8-vjeçare, Gili është zhvendosur dhe jeton në Itali, ku studion për “Kontabilitet dhe turizëm”, një degë që nuk ka aspak lidhje me fushën e muzikës.

Por pavarësisht drejtimit që ka marrë jeta e tij, Gili nuk hoqi dorë nga arti dhe muzika. Përvec se ka kënduar, Gili ka kërcyer që në moshë të vogël, duke u vlerësuar edhe me çmime.

Debutimi i tij i parë muzikor ka qënë në vitin 2019-të, me një bashkëpunim me Marigona. Ndërsa “Lonely” është projekti i tij i dytë profesional, falë të cilit është bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” për herë të parë.

NEWS

Kush është ngjitur më shumë këtë javë?

Kjo javë është hasur me ndryshime të mëdha sa i përket pozicionimit të këngëve. Publiku ka vijuar të mbështesë me shumë fanatizëm artistët e tyre të preferuar, duke i ngritur sa me më shumë pozicione në listë. Projekti që është votuar më shumë për këtë javë është bashkëpunimi i Stresi...

Njihuni me artistët e rinj të javës

Kjo javë ka sjellë disa hyrje të reja në klasifikimin e Top Aëards, ku dy prej të cilave janë sjellë nga artistë që sapo kanë nisur karrierën e tyre muzikore. Si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të talenteve të reja, “Top Awards” këtë javë ka patur tre artistë të...

Kush është Gili Daja?

Gili Daja është një tjetër emër që i shtohet kategorisë “Artistë” në faqen zyrtare të “Top Awards”. Kënga e tij, “Lonely” i është shtuar këtë javë klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe kjo falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut. “Nuk më besohet...