# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Azra

Azra Bunjaku, e cila në art ka zgjedhur të prezantohet thjesht Azra, është një talent i ri në muzikë, e cila premton shumë.

E lindur në Prishtinë por që prej vitesh jeton në Francë, Azra ka bërë debutimin e saj në tregun muzikor shqiptar, në vitin 2020-të, me këngën “Pa ty”.

Brenda një periudhe të shkurtër, Azra prezantoi projektin e saj të dytë muzikor, “Ka je”, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar, madje duke u bërë pjesë e një prej klasifikimeve muzikore më të rëndësishme në vend, “The Top List”.

NEWS

Me kë e ka inatin Azra?!

Azra ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Inati” që është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për këtë javë, duke i lumturuar tej mase fansat e saj që e kanë pritur mirë këtë lajm. Duket se pas “Mos u nal” që rezultoi të...

Ja se cilat janë këngët më të ngritura në klasifikim këtë javë!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve, sidomos të atyre që kanë më shumë javë në klasifikim. Azra me këngën e saj “Mos u nal” rezultoi si një ndër më të ngriturat për klasifikimin e kësaj jave. Ky projekt...

Nga "Mos u nal" e deri tek hapat e saj të ardhshëm, Azra na rrëfen më shumë!

Azra, një prej artisteve më premtuese dhe të pëlqyera nga publiku shqiptar, ka bërë një rikthim në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare pas një periudhe të gjatë mungese. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Mos u nal”, të cilën votimet e publikut...

Azra rikthehet në "The Top List" sërish pas 8 muajsh!

Azra rikthehet përsëri në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “Top Awards” pas një periudhe shumë të gjatë prej 8 muajsh. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Mos u nal”, të cilën votimet e publikut e bënë që të hynte menjëherë në...

Njihuni me hyrjen më të re të klasifikimit, Azra

Një ndër hyrjet më të reja të kësaj është Azra dhe kënga e saj “Ka je”. Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që kjo artiste e re t’i bashkangjitet klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Azra, jo vetëm është futur në klasifikim, por mbështetja...