# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Mariza Ikonomi

Mariza Ikonomi është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Mariza ka studiuar në liceun artistik “Jordan Misja” e më pas ka përfunduar studimet ne Akademine e Larte te Arteve, dega Kanto.

Artistja e talentuar ka nisur të merret me muzika që në moshë të vogël, duke u aktivizuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve si edhe duke marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme në Tiranë dhe Shkodër.

Mariza Ikonomi arriti të ngjitej në skenën e madhe të Festivalit Kombëtar në moshën 12-vjecare, në një bashkëpunim me Francesk Radin, ku kënga e tyre “Telefonate zemrash”, u vlerësua me cmimin e telespektatorit.

Në Festivalin e Fëmijeve, mori çmimin e parë me këngën ‘Memedheu’. Po me këtë këngë fitoi përsëri çmimin e parë në Festivalin Ballkanik të fëmijeve. Me keto dy këngë Mariza u bë shumë e dashur jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.

Mariza vazhdon të jetë një ndër artistet mjaft të vecanta të muzikës shqiptare dhe projektet e saj vijojnë të sjellin vlera të verteta të artit.

 

NEWS

Askush nuk e dinte se ishte në pritje të një fëmije, Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka suprizuar të gjithë ditën e sotme, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, lajmin se është bërë nënë për herë të parë. Artistja ka qenë hermetike sa i përket jetës së saj personale. Vitin e kaluar, këngëtarja zbuloi se po shijonte një lidhje...

Si erdhi kënga e re “Të dua ty” nga Mariza Ikonomi?! 

Sot e ftuar në emisionin ”Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë një nga këngëtaret më të njohura, Mariza Ikonomi. Ajo ka folur në lidhje me projektin e saj më të ri këngën “Të dua ty” dhe është ndalur gjithashtu edhe tek dashuria dhe partneri i saj i...

Mariza Ikonomi rikthehet në listë, sa na kish marrë malli!

Pas një periudhe mjaft të gjatë pauze, Mariza Ikonomi rikthehet sërish në klasifikimin e “The Top List”. Kënga e saj më e fundit, “Të dua ty” e solli Marizën më fuqishëm se kurrë në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare. “Të dua ty” është kënga më romantike që...