# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Blerta Kosova

Blerta Kosova është këngëtare, multi-instrumentiste, kantautore dhe producente nga Mitrovica, Kosova.

Me muzikë filloi të merret që në moshën 12-vjeçare si pjesëtare e grupeve “rock” te “Mitrovica Rock School”.

Më pas ngjalli interesi për muzikën elektronike dhe kështu në vitin 2011-të, ajo publikoi projektin e saj “solo”, që ishte më shumë në frymën elektronike, eksperimentale, “synthëave”.

Më pas filloi edhe bashkëpunimin me Visar Kasa me duo projektin “Bicalko”, me të cilin publikuoi albumin “Picolo” dhe me pas një “EP” të quajtur “Schengen EP”, kushtuar izolimit te padrejtë të kosovarëve.

Blerta vijoi të punonte fortë në muzikë dhe arriti të publikonte albumin e saj të parë “solo”, të quajtur “Reflections” dhe ndërkohë publikoi edhe “singles” të shumta.

Projekti i fundit është kënga “So What’s It Gonna Be” me Edona Vatocin. Krahas këtyre, Blerta bën pjesë edhe në Tandem dhe Asgje Sikur Dielli.

NEWS

Rikthimi i Edona Vatocit pas katër vitesh në "The Top List"

“Mirëmëngjes” ka qënë projekti me të cilin Edona Vatoci ka qënë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” për herë të fundit, rreth katër vite më parë. Pavarësisht faktit se artistja ka qënë aktive në muzikë, duke sjellë këngë të reja, është një bashkëpunim mjaft interesant që e rikthen këngëtaren në...

Njihuni me Blerta Kosova, hyrjen më të re në "The Top List"!

“So What’s It Gonna Be?” mban titullin një prej hyrjeve më të reja të listës për këtë javë, e cila është sjellë nga Blerta Kosova dhe Edona Vatoci. Të dyja artistet janë emra të dëgjuar në muzikën shqiptare por ndërkohë që Edona ka qënë pjesë e listës së Top Awards,...