# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Olimpia

Olimpia Smajlaj nuk është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar pasi ajo është shndërruar në një personazh publik falë muzikës, fillimisht nga televizioni dhe pastaj për cover-at e realizuar herë pas here.

Në mbylljen e këtij viti ajo vendos të braktisë cover-at e këngëve të tjera për të filluar përfundimisht karrierën si artiste “solo” me këngë origjinale të sajat.

Ajo ka publikuar më 30 Nëntor këngën e saj të parë eksperimentale të titulluar “Buzzin”. Ky projekt lëvron mes “electronica-pop” dhe “drum & bass” dhe është një këngë me shumë thyerje teknike dhe emocionale. Kaotizmi nis që tek teksti i shkruajtur nga vetë këngëtarja në tre gjuhë (shqip, anglisht, frengjisht).

“Buzzin” është një krijim origjinal i saji, i cili u shoqërua edhe me një klip po aq transgresiv në koncept.
Sipas saj, kënga dhe klipi janë një miks tranzicionesh mes reales dhe imagjinares, lojës dhe tensionit mes individit dhe subkoshiencës së tij.

Në fillim atmosfera luhatet mes “country” dhe “ëestern”, gjë që reflektohet si tek imazhi edhe tek muzika, pastaj tek refrenet “drum&bass”, ku kënga kulmon dhe klipi pëson tranzicionin e madh që na çon në një mjedis apokaliptik të shkëputur nga normaliteti/realja.

NEWS

Top 5 nuk ndryshon, por ja kush është ngjitur më shumë këtë javë!

Një javë e vakët me asnjë hyrje të re në klasifikimin e “The Top List”, kjo në të cilën jemi. Po ashtu një fakt i çuditshëm ka qenë dhe se renditja në Top 5 është e njëjtë me atë të javës së kaluar. Pavarësisht se në përgjithësi klasifikimi i kësaj...

Olimpia Smajlaj tregon peripecitë në xhirimet e klipit “Dy buzë”!

Olimpia Smajlaj është një ndër artistet më të veçanta dhe më të talentuara të tregut muzikor shqiptar. Ajo së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin “Dy buzë”, që e ka sjellë shumë më ndryshe se zakonisht. Olimpia ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm...

Olimpia kthehet në “The Top List” me ‘drill’…

Ajo njihet për zërin e saj mjaft të veçantë dhe për performancat rock që i shkojnë më së miri. E kemi fjalën pikërisht për Olimpia Smajlaj. E teksa po prisnim një projekt të ri prej saj po në rock, Olimpia na ka surprizuar të gjithëve. Këtë herë ajo ka ardhur...

Olimpia sjell projektin e veçantë “Dy buzë”, frymëzuar nga vargjet e Migjenit!

Olimpia Smajlaj ka sjellë së fundmi projektin e saj më të ri që mban titullin “Dy buzë”. Kjo këngë vjen në një stil pak më ndryshe nga sa e kemi parë zakonisht. Për më shumë na flet vetë Olimpia e ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana”… Sa kohë...

Çfarë fshihet pas mesazhit në këngën e re të Olimpia Smajlaj?! 

E ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio ka qenë këngëtarja Olimpia Smajlaj, një artiste me një karrierë premtuese në tregun muzikor shqiptar, e cila së fundmi ka publikuar këngën e saj të radhës, titulluar “SMR”, një shkurtim për tri fjalët: Sex, Money, Rock ‘n Roll, të cilat janë...

Java me më shumë hyrje të reja për 2023, por cila mban rekordin gjatë viteve?!

Një javë e ngarkuar dhe plot me projekte të reja muzikore ishte kjo në të cilën kemi hyrë. Le të themi që artistët paskan rënë në një mendje për të publikuar këngët e tyre. Deri më tani kjo është java me më shumë hyrje të reja për vitin 2023. Këtë...

Rikthehet fuqishëm në listë Olimpia Smajlaj!

Kishte kaluar një periudhë goxha e gjatë që kur Olimpia Smajlaj ishte pjesë e “The Top List” me një projekt muzikor. Dhe koha e duhur erdhi tashmë, pasi artistja ka sjellë projektin e saj më të ri titulluar “SMR”, një shkurtim për tri fjalët: Sex, Money, Rock ‘n Roll. Kënga...

Kjo ishte java me më shumë hyrje të reja për vitin 2021

Këtë javë në “The Top List” kemi patur plot 13 hyrje të reja të projekteve muzikore. Kjo shënon kështu dhe javën me më shumë hyrje të reja për vitin 2021. Deri më tani kemi hasur shumë projekte mjaft të pëlqyera nga publiku në këtë sezon veror dhe duket se do...

Olimpia e kohës dhe me klas

Olimpia Smajlaj ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “BB Wine”. Ajo ka pasqyruar nëpërmjet kësaj kënge edhe njëherë stilin që e karakterizon. Olimpia shfaqet e lirshme, një shpirt i lirë por aspak e ekzagjëruar. Ajo shoqërohet në klip nga dy vajza të tjera teksa shijon jetën...