# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Zani Band

Zani Band është një ndër grupet më të reja që i është shtuar tregut muzikor shqiptar. I formuar në tetor të vitit 2019-të, Zani Band përbëhet nga dy anëtar, Bashkim Kerqeli, vokalist dhe muzicient si edhe nga Bekim Kepuscka muzicient dhe kompozitor.

Dyshja e artistëve vendosën të bashkoheshin për të ndërthurur krijimtarinë muzikore, të cilën e kanë mbledhur gjatë këtyre viteve.

Sa i përket projekteve të tyre muzikore, “Thirre Mendjen” është një prodhim muzikor i nëntorit të vitit 2019-të.

Projekti i tyre i dytë ka vetëm pak kohë që ka dalë në treg dhe është “Enderr”, një këngë që është futur në klasifikimin e “Top Awards”.

Zani Band po përgatitet për të publikuar albumin e tyre të parë në dhjetor të këtij viti, i cili do të përmbajë 10 këngë. Zani Band ka vendosur që për këtë projekt muzikor të bashkëpunojë me disa këngëtarë të njohur.

NEWS

Zani Band nuk ndalet!

Zani Band është shndërruar në një ndër grupet e preferuara të publikut të “Top Awards” dhe këtë e vërteton më së miri fakti që cdo këngë e tyre e publikuar së fundmi futet menjëherë në klasifkim. Pavarësisht faktit që rryma e tyre muzikore preferohet nga një pakicë, sërish grupi nuk...

Zani Band rikthehen në klasifikim me "Thirre Mendjen"

Zani Band është shndërruar në një ndër grupet më të preferuara dhe këtë e vërteton fakti se djemtë e talentuar janë rikthyer sërish në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. “Thirre Mendjen” është kënga që është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe që falë mbështetjes...