Kristina Lufo ka nisur pasionin e saj për muzikën, fillimisht duke kënduar covera të ndryshëm derisa më në fund arriti të realizonte projektin e saj të parë profesional.
Ndërkohë qe studion për Regji Filmi në vitin e dytë, muzika për Kristinën është mjaft e rëndësishme.
Kristina ka rrëfyer për “Top Awards” se bashkëpunimi me “Bulza Entertainment” ka lindur pasi Bojken Lako e ka kontaktuar dhe si përfundim kanë sjellë një projekt mjaft të pëlqyer për publikun shqiptar.