# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Marsela Çibukaj

Marsela Çibukaj ka jetuar ne Itali, që në moshën 8-vjecare, ku edhe përfundoi studimet për Juridik. Pasioni i saj per muzikën ka lindur që në moshë të vogël, teksa performonte nëper evenimente të ndryshme familjare.

Në moshën 14-vjece nis të marrë leksionet e para në Kanto dhe Kitarë. Menjëherë mesuesit e cilësojne si Mezzo soprano me timbrik Blues/soul. Falë rrethit të miqësisë dhe koncerteve “live” që ajo kishte mundësi të ndiqte në Romë, i jepet mundësia të njohë një repertor të madh në muzikën blues/rock dhe jazz, rryma në të cilat ajo zhvillon aftësite vokale. Vazhdon perfeksionimi i saj në jazz, duke marrë pjesë gjatë “Perugia Blues Festival” në seminarin për “Be Pop Improvisation” me mësues të famshëm te Barklë College of Music te Amerikes dhe me tej ne Rome ne seminare me Maestron Beppe Vessicchio dhe Gabriella Scalise.

Në 2008-ën, ajo përballej vazhdimisht me skenën në koncerte “live” jo vetëm në Itali por edhe në Londër, Norvegji, Poloni, dhe Gjermani me grupet e saj THE AXIS dhe MARSEL – acousti trio, që e konsideron si shkolla më e mirë që ajo ka kryer. Në 2010-ën fiton cmimin si “Best Emergant Singer” në Rome.

Në vitin 2011, Marsela Çibukaj ishte finaliste në “The Voice of Albania 1”, ku merr vendin e dytë dhe që prej asaj kohë do të bëhej një ndër këngëtaret e preferuara dhe më të dashura të publikut shqiptar.

NEWS

Marsela Çibukaj prezanton EP e saj, një album që e çon artisten tek rrënjët e karrierës së saj!

Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka ardhur pranë publikut me një EP, të titulluar “Petale”, i cili përmban 4 këngë shumë të bukura, ose siç ajo i ka cilësuar ndryshe si 4 këngë zemre. Së fundmi këngëtarja organizoi edhe një festë private për të promovuar albumin e saj të ri,...

Marsela Çibukaj zbulon më shumë për albumin e ri “PETALE”: “Sigurisht që janë edhe autobiografike…”

E ftuar në “Pardon My French” ishte Marsela Çibukaj për të folur për albumin e ri “PETALE”. Ajo tregoi më shumë për këngët dhe zbuloi se nga është frymëzuar. Ajo u shpreh për “The Voice”, dëshirën për rikthim të Top Fest, e shumë të tjera. Sa i përket albumit të...

Top 5 nuk ndryshon për të tretën javë rradhazi!

Një tjetër surprizë në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”. Për të tretën javë radhazi, renditja në Top 5 nuk ka ndryshuar aspak. Ndërkohë që javën e kaluar nuk kishin asnjë hyrje të re, e gjithë vëmendja ishte tek pozicionimi i Top 5 projekteve në listën e 100...

Top 5 thuajse asnjë ndryshim këtë javë!

Një javë e re, por me shumë pak ndryshime në klasifikimin e “The Top List”. Top 5 thuajse nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar. Fronin e vendit të parë e mban sërish Luiz Ejlli me kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”, që mban titullin “Pa ty”....

Sardi dhe Marsela mësyjnë Top 5, mbase nga malli për “Detin”?!

Këngëtari dhe kantautori i njohur Sardi Strugaj bëri të ditur se do të jetë pjesë e “DWTS”. Por lajmet e mira nga ai nuk kanë fund. Përveç kësaj, ai ka publikuar dhe këngën e tij më të re që mban titullin “Deti” dhe që erdhi në bashkëpunim me Marsela Çibukaj....