# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Ana Kabashi

Ana Kabashi është këngëtare e njohur. Ndonëse talentin e saj artistik e solli përmes spektaklit “The Voice of Albania”, Ana Kabashi angazhimin e saj në këtë drejtim nuk e nisi me këtë spektakël. Lidhja e saj me këngën është shumë më e hershme,  edhe pse sipas këngëtares ‘The Voice…’ ishte një shtytje e madhe drejt karrierës artistike të saj. Ajo po punon fort rreth muzikës ne mbrëmjeve të shumta ‘live’ nëpër qytete të ndryshme në Kosovë. Por nuk do të jenë vetëm mbrëmjet ‘live’ ato që do ta sjellin si këngëtare Anën. Ajo tashmë është duke punuar edhe në projekte të reja të cilat do ta sjellin më afër publikut mjeshtërinë e saj në të kënduar. “Jam duke punuar edhe rreth këngëve të reja. Kam krijuar lidhje shumë të mira me disa kompozitor në Shqipëri, kështu që ani jam duke punuar rreth krijimeve artistike me ta”.

Në vitin 2013, Ana Kabashi merr pjesë në The Voice Of Albania 3.

Në Prill 2016, Ana Kabashi merr pjesë në Celësi Muzikor 10 me këngën “Kom Me T’dasht”, ku është shpallur fituese e ketij edicion

NEWS

Ana Kabashi nuk njeh limite, "Ma shume" e sjell në një zhaner krejtësisht ndryshe

Prej vitesh Ana Kabashi është e pranishme në industrinë muzikore, një artiste që punon fort për të qënë sa më pranë fansave të saj. “Ma shume” mban titullin prurja më e re muzikore e saj, e cila e sjell artisten në një zhaner tjetër muzikor, në “House”. Sugjerimet e publikut...